Paralajmerimi i BE Ska status kandidat pa standarte ne zgjedhje

Nuk ka asnje shprese qe Shqiperia te filloje bisedimet per anetaresim ne BE vitin e ardhshem nese nuk do te kete nje permiresim esencial ne zgjedhjet vendore citon nje zyrtar te larte te BE-se portali i lajmeve europeanvoice
Ne nje raport per Shqiperine dhe per shanset e saj per hapjen e negociatave me BE-ne per marrjen e statusit kandidat eurovoice shkruan gjithnje duke iu referuar zyrtarit te larte te BE-se se Komisioni Evropian eshte duke pergatitur nje raport per Shqiperine ashtu si dhe per kandidatet e tjere potencial per marrjen e statusit kete vjeshte.
Zgjedhjet lokale do te jene shume te rendesishme per vendimin e BE-se per vendin Ne nuk mund te bejme punen qe partneret tane lokal duhet te bejne. shte vendi i tyre pergjegjesite jane te tyre- tha ai
Sipas eurovoice.com ne 20 vjet Shqiperia nuk ka mbajtur zgjedhje ploteisht te lira dhe te ndershme referuar vezhguesve nderkombetare.
Mosfunksionimi normal i parlamentit ka bere qe vendi te mos beje progres ne miratimin e ligjeve qe jane te nevojshme dhe qe duhen miratuar ne menyre qe vendi te shkoje drejt bisedimeve per statusin. Tensionet u pershkallezuan dhe me teper kur forcat e sigurise qelluan per vdekje kater protestues te opozites shkruan eurovoice.
OSBE nen presion per te hartuar nje raport pozitiv mbi zgjedhjet ne Shqiperi. Keshtu shkruan sot portali Balkan Insight i cili i referohet nje zyrtari te misionit te OSBE/ODIHR i cili ne kushte anonimati shprehet se dy ambasadore te vendeve perendimore kane kerkuar qe raporti mbi zgjedhjet te embelsohet pak me qellim ruajtjen e stabilitetit ne vend.
Ata nuk duan qe ne te shkruajme ate qe shikojme- shkruan Balkan Insight ndersa i referohet nje vezhguesi te misionit te ODIHR.
Zyrtari i zyres se ODIHR thote se diplomatet ne Tirane mendojne se raporti i ODIHR per zgjedhjet e pergjithshme te qershorit 2009 ka qene shume negativ duke i dhene te drejte opozites te kundershtoje rezultatin.
Misioni i ODIHR ne Shqiperi shkruan me tej Balkan Insight filloi me 29 mars dhe perbehet nga 15 eksperte nderkombetar me seli ne Tirane ndersa 24 vezhgues afatgjate do te vendosen ne te gjithe vendin.
Pervec kesaj ODIHR ka kerkuar dhe 400 vezhgues afatshkurter per te monitoruar procedurat ne diten e zgjedhjeve dhe procesin e numerimit. Misioni kryesohet nga Jonathan Stonestreet i cili ka drejtuar disa misione te ODIHR vitet e fundit.
Zgjedhjet e 8 majit jane pare si nje prove kyce per demokracine ne Shqiperi pas protestave te dhunshme anti-qeveritare me 21 janar qe la te vdekur kater protestues ndersa nxiti nje debat te ashper midis pozites dhe opozites.