Paralajmërimi i Daçic: Kush rrezikon Serbinë do arrestohet
BEOGRAD- Ministri serb i punëve të brendshme, Ivica Daçic ka paralajmëruar se kushdo që rrezikon rendin kushtetues të Serbisë do të arrestohet.
Deklaratat e ministrit serb vijnë pas arrestimit të 4 serbëve, të cilët u kapën nga autoritet kosovare me materiale zgjedhore, ditën e martë në pikëkalimin Dheu i Bardhë.
"Paramendoni sa njerëz në Kosovë rrënojnë rendin kushtetues të Serbi, sepse pjesëmarrja në institucionet e atjeshme, të cilat Beogradi nuk i pranon, është shkelje e rendit tonë juridik. Sa janë të atillë që do të mund të gjendeshin në shënjestër të policisë sonë kur kalojnë Serbinë qendrore”, ka thënë Daçic.
Ndërkohë, për dy shqiptarët e arrestuar ditën e mërkurë, ministri serb ka thënë se arrestimet nuk kanë ndodhur si masë reciproke dhe ato nuk kanë qenë arrestime politike, por janë kryer në bazë të fletarresteve të lëshuara kohë më parë.
ARRESTIMET NË KOSOVË DHE SERBI
Autoritetet serbe kanë arrestuar Hasan Abazin, kryetarin e sindikatës së industralistëve të Kosovës dhe Adem Murselin, nën dyshimet për “spiunazh dhe tregëti me drogë”, bazuar në fletarrestet e “gjykatës së qarkut në Gjilan” dhe drejtorisë së policisë serbe në Beograd.
Në Kosovë, të martën në pikëkalimin Dheu i Bardhë, Policia e Kosovës ka arrestuar katër serbë, nën dyshimet se kanë shkelur rendin juridik të Kosovës. Gjatë arrestimit serbëve, të cilët janë dhe punonjës të strukturave paralele në Viti, autoritetet e rendit kanë gjetur materiale zgjedhor të Serbisë.
(el.me/BalkanWeb)