E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrugët, Olldashi: Rama mashtron, bëmë 9100 km rrugë, Lame: Vetëm 640 km

TIRANË- Gjatë një konference për shtyp, ministri i Transporteve Sokol Olldashi reagon pas deklaratave të kryesocialistit Rama një ditë më parë, në lidhje me infrastrukturën rrugore.

Sipas Olldashit deklaratat e djeshme të Ramës ishin të pavërteta.
“Në 2005 e lanë Shqipërinë pa plan transporti, por në 10 maj 2006 qeveria Berisha ka miratuar planin kombëtar të transportit me financim të KE, informacion minimal që lideri i opozitës duhet ta kishte. Në nëntor 2011 kemi bënë me VKM përditësimin e planit kombëtar në një kuadër 5 vjecar”- tha Olldashi.

Olldashi u shpreh më tej se Rama ka mungesë informacioni edhe për sa i përket infrastrukturës.

“9 mijë e 100 km rrugë të ndërtuara nga qeveria të gjitha me standarte. Kemi ndërtuar 302 km autostradë. Sipas Ramës janë vetëm 900 km rrugë të ndërtuara në Shqipëri. Në fakt janë 270 miliardë lekë të reja të investuara vetëm nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Në total janë mbi 4 miliardë dollarë që investohen”, tha Olldashi më tej.

Deklaratën e Ramës se është cënuar siguria në rrugë, Olldashi e cilësoi si një tjetër gënjeshtër të Ramës. Sipas tij, tipologjia e rrugëve është e përcaktuar në Kodin Rrugor. Kemi investuar 100 mln usd për sigurinë rrugore, ndërsa aksidentet janë reduktuar me 30%, tha ai më tej.

“Flasin për rrugët jo se marrin vesh nga rrugët, por sepse janë rrugacë politikë”, komentoi ai më pas.

LAME: PO LLOGARIT RRUGËT E NISURA NGA PS
Partia Socialiste reagon sërish, pas deklaratave të ministrit Olldashi për rrugët. Sipas tij, ato janë të pavërteta, pasi asnjëherë nuk janë realizuar 9100 km rrugë nën qeverisjen demokratike. Ai tha më tej se Olldashi ka përllogaritur edhe rrugët e nisura në kohën e PS, në 2005.

“Mënyra e përllogaritjes së rrugëve groteske, nuk është reale. Ai llogarit edhe rrugë të bëra më parë nën qeverisjen socialiste. Llogarit rrugë të nisura nga qeveria socialiste që në 2005. Nuk janë 9100 km rrugë, madje nuk janë më shumë se 640 km. Rrugët nuk maten me numra por me kilometra, ai përmendte thjesht numra”, tha Lame.

Lame u shpreh më tej se në Shqipëri nuk ka asnjë km rrugë që mund të quhet autostradë.
“320 km autostradë thotë Olldashi, në Shqipëri asnjë km autostradë nuk ka. Edhe në Kodin Rrugor përcaktohet qartë cfarë është autostradq, asnjë centimetër i rrugëve në Shqipëri nuk përmbush kushtet për autostradë”, shtoi ai.

Lame hodhi poshtë edhe deklaratat e Olldashit se në vend janë ulur aksidentet rrugore. Ai tha se në vitet 2010-2011 numri i aksidenteve në rrugë është rritur.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rrugët, Olldashi: Rama mashtron, 100 mln $ për sigurinë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›