Ushqime të skaduara, AKU sekuestron 4oo kg produkte
Tiranë- Edhe pse çdo ditë reklamohet për ushqime cilësore dhe me standarte europiane, ka shumë dyqane, madje edhe supermarkete, të cilët tregëtojnë produkte të skaduara duke falsifikuar datën e skadencës.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 113 subjekteve janë sekestruar 400 kg ushqime të skaduara.
Sipas drejtoreshës së Menaxhimit të Rriskut dhe Koordinimit të Inspektimeve, Ariela Struga, janë gjobitur dy biznese dhe raste shkeljesh janë vënë re edhe në supermarket, por edhe në periferi të qytetit.
“Gjatë kontrolleve janë bllokuar rreth 400 kilogramë produkte ushqimore me afat përdorimi të kaluar. Janë marrë masa administrative me gjobë ndaj dy operatorëve të biznesit ushqimorë, të cilët nuk kanë respektuar afatet për zbatimin e detyrave të lëna, si rezultat i inspektimeve të mëparshme. I bëjmë thirrje konsumatorit shqiptar, siguria e të cilit është objekt i punës tonë, të vazhdojë të na ndihmojë në këtë mision, duke shprehur ankesat dhe shqetësimet e tij në faqen zyrtare të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, tha Struga.
Gjithashtu ajo bëri me dije se produktet e skaduara ishin kryesisht ëmbëlsirat dhe sallamrat.
Ndërsa një problem tjetër është mos ndarja e produkteve industriale nga ato ushqimore dhe mospajisja e këtyre të fundit me etiketa në gjuhën shqipe, të cilat duhet të përmbajnë përbërjen dhe këshilla mbi përdorimin e produktit.
Jo më larg se dje, gazeta Idea denoncoi disa raste në supermarketet dhe dyqanet e Elbasanit të cilët tregëtojnë produkte të skaduara duke falsifikuar datën e skadencës.
Një qytetare e Elbasanit u shpreh se kishte blerë një pako djathë të paketuar që rezultoi i skaduar edhe pse data në etiketë në pamje të parë ishte e rregullt.
U ankova te blerësi dhe më tha se kështu i vjen nga fabrika, dhe smë ktheu as lekët as më kërkoi falje. Ky është një problem i madh pasi shteti duhet ti kontrollojë se po na helmojnë. Data ishte e rivendosur- tha zonja nga Elbasani.
Një tjetër problem është rasti ku pesha që tregon etiketa nuk është pesha e vertetë e produktit. Një gjë e tillë jo vetëm që rrënon xhepat e qytetarëve, por edhe dëmton konsumatorin familjar. Hasani, një i moshuar nga Elbasani na rrëfen se pesha e bukës është deri në 200 gram më pak sesa deklarohet nga furrat e bukës.
Bukën e kam peshuar vetë te dyqani i djalit, është 180 gr më pak sesa paguajmë për të, vidhemi nga të katër anët- shtoi ai.
Shkrime të tjera me interes:
- Matrapazët e tregut, etiketa falce për ushqimet e skaduara Elbasan- Konsumatorët vazhdojnë të jenë të pambrojtur ndaj tregtarëve, të...
- Biznesi i aktores Alba, produkte fëmijësh pa kimikate Aktorja Jessica Alba ka shtuar edhe sipërmarrjen në listën e...
- “Ngrin” Shqipëria, ushqime me helikopterë në 28 komunat e izoluara Acari dhe dëbora po mbajnë të izoluar prej mëse një...