SHBA, Ilir Meta pritet në Komisionin e Jashtëm të Kongresit të SHBA
WASHINGTON - Kryetari i Partisë Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pritur në Komisionin e Jashtëm të Kongresit të SHBA-së.
Meta u takua me kryetaren e Komisionit të Jashtëm, Ilena Ros-Lehtinen. Në këtë takim Ilena Ros-Lehtinen vlerësoi politikën e rajonale të Shqipërisë, ndërkohë që shprehu mbështjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për integrimin e Shqipërisë.
Nga ana e tij kreu i LSI-së duke vlerësuar punën e USAID në Shqipëri për klimën e biznesit u shpreh për rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
Meta-Engel: Shqipëria meriton statusin kandidat
Në vijim të takimeve të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kreu i LSI-së Ilir Meta u prit nga kongresmeni Eliot Engel.
Në këtë takim, bashkëbiseduesit diskutuan rreth politikës shqiptare dhe theksuan domosdoshmërinë e një fryme konstruktive në politikë.
Kongresmeni Engel dhe lideri i LSI-së ndanë mendimin e përbashkët që interesat e vendit duhet të vendosen mbi interesat e çdo partie. Ata u shprenë të bindur se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat për në BE.
Më tej, Meta dhe kongresmeni amerikan diskutuan edhe për proceset integruese të Shqipërisë dhe Kosovës, duke theksuar mbështetjen për avancimin e axhendës së Kosovës.
(er.nu/el.me/BalkanWeb)