E Diel, 1 Nëntor 2026

Paralajmerimi i FMN Ngadalesim i ekonomise globale

Fondi Monetar Ndërkombëtar njofton për rreziqe të reja të ekonomisë globale, që kanë dalë në sipërfaqe vetëm në pak muaj, nga raporti i fundit i organizmit të lartë financiar në muajin prill. Në raport është ulur paksa parashikimi për rritjen ekonomike botërore në 4.3 për qind, nga 4.4 për qind i parashikuar më herët. Parashikimi i rritjes ekonomike për vitin e ardhshëm mbetet i pandryshuar në 4.5 për qind. Por FMN duket pak më optimiste sa i takon rritjes në zonën e euros, por paralajmëron se mungesa e një drejtimi politik për të menaxhuar krizën e borxheve dhe problemet buxhetore ne SHBA mund të nxisin paqëndrueshmëri gjatë mujave të ardhshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›