Rinumerimi KQZ shqyrton sot vendimin e Kolegjit
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur të shqyrtojë mëngjesin e së shtunës, rreth orës dhjetë vendimin e Kolegjit Zgjedhor për nisjen e procesit të rinumërimit të fletëve të hedhura gabimisht në kuti, në të gjitha qendrat e votimit në Tiranë. Po nesër, pas miratimit të procedurave se si do të zhvillohet ky proces do të nisë dhe rinumërimi. Ndërkohë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vazhduar edhe këtë mbasdite me shpërndarjen e mandateve për këshillat bashkiakë të rretheve .
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 18 qershor 2011 )