E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Paralajmërimi i Kremlinit: Armët amerikane në Ukrainë do ta përkeqësojnë luftën

Kremlini paralajmëroi sot se rritja e furnizimeve me armë amerikane për Ukrainën, do ta përkeqësonte luftën shkatërruese 10-mujore të filluar nga pushtimi i paligjshëm i Rusisë, e cila “nuk parashikon mirë” qëndresën e vendit fqinj. Ministri rus i mbrojtjes tha se Ushtria e Moskës do të duhet të rritet nga 1 milion në 1.5 milion personel ushtarak.

Duke folur gjatë një takimi me drejtuesit e tij të lartë ushtarak, presidenti rus Vladimir Putin tha se Moska do të nxjerrë mësime nga konflikti, me qëllim për të “zhvilluar forcat e armatosura dhe për të forcuar aftësitë e trupave”. Ai tha se theks i veçantë do t’i kushtohej zhvillimit të forcave bërthamore, të cilat ai i përshkroi si “garancia kryesore e sovranitetit të Rusisë”.

Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu nuk tha se kur do të arrihej rritja prej 50% në forcat ushtarake, por tha se Rusia do të formonte njësi të reja në perëndim të vendit në funksion të planeve të Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n.

Retorika nga Moska erdhi ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy po udhëtonte për në Uashington, DC, për një takim sot me Presidentin Joe Biden.

Autoritetet amerikane pritet të shpallin një paketë të re të madhe mbështetjeje ushtarake për Kievin.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se zgjerimi i furnizimeve perëndimore të armëve në Ukrainë “çon në një përkeqësim të konfliktit dhe, në fakt, nuk është një shenjë e mirë për Ukrainën”. Apnews

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›