E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeket :Diagnozat nuk interpretohen njesoj nga bluzat e bardha

Semundjet kardiovaskulare shenojne rreth 7 mije vdekje ne vit kurse numri i te prekurve eshte disa here me i madh. Keto lloj semundjesh renditen te parat ne vendin tone dhe regjistrojne edhe gjysmat e pacienteve por edhe te vdekjeve. Duke pare keto shifra mjeket kardiologe kane mbledhur te dyten konference te ekografise, per rendesine qe ajo ka edhe menyra se si duhet te interpretohet nga bluzat e bardha.

Ministri Petrit Vasili ka marre pjese ne kete konference te Shoqates Shqiptare te Ekokardiografise. "Ekokardiografia ne vitin 2009 eshte me larmine e pamjeve eshte ne nje etape zhvillimi te panderprere, megjithate problemi qendron ne menyren se si interpretohen keto kardiografi. Nuk duhet te kemi disnivele te interpretimit te sherbimeve nje ekokardiografi duhet te interpretohet ne menyre te njejte nga mjeket ne te gjithe Shqiperine dhe jo te dalim ne perfundime dhe me pas ne diagnoza te ndryshme" ka pohuar Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. Ne kete konference kane marre pjese profesor doktore te mirenjohur shqiptare si edhe te huaj, ndersa eshte diskutuar per disa nga problemet me kryesore kardiake. Persa u perket ketyre te fundit, ato mbajne edhe

numrin rekord te vdekjeve ne Shqiperi duke regjistruar shifra te frikshme. Keshtu nga 14 mije te prekur nga kjo semundje, gjysmat nuk mund t'ia dalin mbane kurimit te saj, Kjo shifer eshte tre here me e larte se ne vendet fqinje nderkohe qe shume prej ketyre vdekjeve mund te parandalohen, por mjeket thone se shoqeria shqiptare eshte pak e informuar mbi semundjet kardiologjie, si pasoje e nje mungese te theksuar te kultures se te jetuarit


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›