E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e urise, studentet perfundojne ne spital

Tre prej studenteve greviste ne Universitetin Bujqesor te Kamzes kane perfunduar ne spital per shkak te gjendjes se rende shendetesore. Studentet e Fakultetit te Ekonomi- Agrobiznesit kane perfunduar ne spital pasi gjendja e tyre shendetesore eshte perkeqesuar si pasoje e ngujimit te tyre ne greven e urise, e cila ka nisur qe prej kater ditesh. Ata shprehen te indinjuar, pasi nuk kane gjetur mbeshtetjen e personelit, shendetesor te cilet nuk kane dhene asnje koment mbi gjendjen e shokeve te tyre, nderkohe nuk kane marre asnje pergjigje nga dekani apo strukturat e tjera per kerkesen e tyre nese do te futen ne sistemin 2-vjecar apo jo. "Ende nuk kemi marre asnje pergjigje per masterat, nderkohe qe disa nga shoket tane nuk jane ndier mire. Kemi ardhur ketu ne spital, per tu dhene ndihmen e duhur mjekesore" ka pohuar Aulent Shaba, student i Ekonomi- Agrobiznesit. Rreth 15 studentet e fakultetit te Ekonomi-Agrobiznesit nisen nje greve urie, pasi kerkojne te vazhdojne dy vjecarin pasi kane mbaruar ciklin tre vjecar. Ata jane shprehur se kane marre kreditet e kerkuara, por nuk kane mesataren, qe ka vendosur fakulteti, kriteri qe i ka lene jashte dyerve, te auditoreve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›