E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

30 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri- Ukrainë, Rama: Do hapim ambasadë në Kiev

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, bëri të ditur se në 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës, vendi ynë do të hapë ambasadë në Kiev.

“30 VJET MARRËDHËNIE DIPLOMATIKE. Në këtë vit jubilar Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Kiev, Ukrainë”- shkruan Rama.

Edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social “Tëitter”, njoftoi se Shqipëria do të rrisë nivelin e saj të përfaqësimit në Kiev, duke hapur ambasadën e saj në Ukrainë.

Xhaçka shkroi se “sot jemi krenarë që qëndrojmë pranë Ukrainës si miq të vërtetë në anën e duhur të historisë”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›