E Diel, 1 Nëntor 2026

Punesimi ne Itali, nisin procedurat per 2010

Italia edhe per kete vit do te rihape procedurat e pranimit te shtetasve te huaj, per sa i perket punesimit sezonal. Procedurat e aplikimit do te fillojne qe muajin e pare te vitit qe vjen, menjehere sapo shteti fqinje te nxjerre dekret-flukset e posacme. Ky dokument percakton numrin e punetoreve te huaj qe i nevojiten per punesim sezonal, sipas kerkesave te tregut italian te punes dhe provincave te saj. Sipas autoriteteve italiane, ne kete dekret do te trajtohen me perparesi shtetas nga shtete me te cilat Italia ka marreveshje bashkepunimi, mes te cilave edhe Shqiperia. Nderkaq, para celjes se ketyre procedurave, Ministria e Punes do te publikoje paketen e plote me rregullat e reja qe do te ndiqen nga aplikuesit shqiptare, per t'u punesuar jashte vendit. Sipas burimeve nga Ministria e Punes, mesohet se te paret qe do te perzgjidhen per t'u punesuar ne Itali vitin e ardhshem, do te jene ata kandidate qe kete vit jane punesuar ne kete vend per arsye se tashme ata kane krijuar lidhje me punedhenesit italian. Fillimisht kualifikimi me i rendesishem per te punuar ne Itali, eshte aftesia per te folur gjuhen italiane. Me pas vijne kualifikimet profesionale ose tregtare, qe jane te nevojshme per te punuar ne pjesen me te madhe te fushave ne Itali dhe gjithashtu ato nevojiten per t'u vetepunesuar apo filluar nje tregti.

Marreveshja

Ndryshe nga praktikat e ndjekura ne vitet e kaluara, ku procedurat e punesimit ne Itali jane kryer ne menyre individuale, per vitin 2010 qeveria shqiptare ka percaktuar rregulla te reja. Burime zyrtare bejne te ditur se qeveria ka miratuar ne mbledhjen e saj te fundit, para zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, disa ndryshime ne marreveshjen e nenshkruar midis vendit tone dhe Italise per punesimin sezonal. Burime nga Ministria e Punes, sqarojne se sipas ndryshimeve te bera ne marreveshje, punesimi sezonal ne Itali nuk do te realizohet me ne menyre individuale, por do te perfshihen edhe institucionet shteterore, ne varesi te Ministrise se Punes per realizimin e ketij procesi. Per rrjedhoje, aplikuesit e rinj per punesim ne Itali, do te perzgjidhen fillimisht nga drejtuesit e dikasterit te Punes, per te vijuar me tej me procedurat e punesimit. Sakaq, jane percaktuar edhe dy kushtet kryesore qe duhet te plotesojne te interesuarit per punesim ne Itali, qe jane zoterimi i nje kualifikimi profesional, si dhe njohja e gjuhes italiane. Kush prej aplikuesve nuk do te plotesoje qofte edhe njerin prej kushteve te mesiperme per te perfituar nga punesimi ne shtetin fqinj, do te jete i detyruar qe t'i nenshtrohet kurseve per t'u kualifikuar profesionalisht ose per te mesuar italishten. Pervec percaktimit te kualifikimeve, tregu italian i punes, ka percaktuar dhe sektoret perkates, ku i nevojiten forcat e punes. Kryesisht ky treg ka shfaqur nevoja per kujdestari ne familje dhe punetore shtepie, por edhe sektore te tjere sic jane ato te ndertimit dhe fushat e ndryshme mekanike. Restorantet, hotelet dhe ambientet turistike qe punesojne staf sezonal per t'i ndihmuar gjate periudhave kryesore turistike, jane nje tjeter sektore i tregut italian qe ka nevoje punetore. Gjate periudhes se veres punetoret nevojiten per bregdetin dhe liqenet, kurse ne dimer per ambientet malore. Sipas autoriteteve italiane qe merren me fushen e punesimit, me shume se 50 per qind e fuqise punetore per bujqesine vjen nga shtete jo anetare te BE-se dhe sektore te tere varen nga punetoret imigrante, qe nga vjelja e frutave dhe perimeve deri ne blegtori. S. Isaku

Menyra per ta aplikuar dhe dokumentet e nevojshme

Cilido person qe synon te lidhe marredhenie punesimi ne Itali me nje te huaj qe qendron jashte, duhet te paraqese prane sportelit unik per Imigrimin tek Prefektura-Zyra Territoriale e qeverise se provinces se tij/saj, dokumentet si me poshte: modulin e kerkeses me emer; fotokopjen e pasaportes apo nje dokumenti tjeter udhetimi te barasvlefshem; kopjen e kontrates se lidhur me te huajin; zotimin ndaj shtetit per te paguar shpenzimet e udhetimit te punetorit ne vendin e tij, ne rast riatdhesimi. Punetori i huaj duhet qe tashme te mbaje nje vize te leshuar nga konsullata italiane ne vendin e tij te origjines, apo te rezidences stabel. Humbja e vendit te punes nuk e zhvesh punetorin e huaj dhe familjaret e tij nga e drejta e lejes se qendrimit. Pasi si ne rastin e largimit nga puna, ashtu edhe ne ate te largimit me deshire eshte i mundur regjistrimi ne listat e punekerkuesve per periudhen e mbetur te vlefshmerise se lejes se qendrimit dhe sidoqofte jo me te shkurter se nje vit (me perjashtim te punes stinore). Autorizimi per pune stinore mund te kete nje vlefshmeri minimale 20 ditore dhe maksimale 6-mujore. Per disa sektore mund te kerkohet nje vlefshmeri 9-mujore edhe ne rastin e disa puneve afatshkurtra, qe mund te kryhen prane punedhenesve te ndryshem. Me t'u plotesuar kushtet, punetori stinor mund ta shnderroje/konvertoje kete tip lejeje ne leje per pune si punemarres me kohe te caktuar apo jo. Nese i huaji respekton afatin e vlefshmerise se lejes, duke u rikthyer ne vendin e tij te prejardhjes ka te drejten e perparesise per nje periudhe te pastajme punesimi, krahasuar me bashkeshtetasit e tij qe nuk kane hyre asnjehere ne Itali per motive punesimi

Dokumentet per aplikim

Moduli i kerkeses me emer.

Fotokopjen e pasaportes apo nje dokumenti tjeter udhetimi te barasvlershem.

Kopjen e kontrates se lidhur me te huajin.

Zotimin ndaj shtetit per te paguar shpenzimet e udhetimit te punetorit ne vendin e tij, ne rast riatdhesimi.

Punetori i huaj duhet te mbaje nje vize te leshuar nga konsullata italiane ne vendin e tij

Humbja e vendit te punes nuk e zhvesh punetorin e huaj dhe familjaret e tij nga e drejta e lejes se qendrimit.

Me t'u plotesuar kushtet, punetori stinor mund ta shnderroje/konvertoje kete tip lejeje.

Nese i huaji respekton afatin e vlefshmerise se lejes, duke u rikthyer ne vendin e tij te prejardhjes ka te drejten e perparesise per nje periudhe te pastajme punesimi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›