E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besart Berisha, rikthimi në muajin prill

Besart Berisha do të jetë i gatshëm për skuadrën e tij, Burneley, në muajin prill. Lajmi është bërë i ditur nga mediat kruesore britanike, që i referohen drejtorit organizitiv të klubit, Brendan Flood. "Ne shpresojmë se do të kemi mesfushorin Besart Berisha të gatshëm përpara përfundimit të sezonit", - citohet ai nga ubesajti burnleyexpress.net.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, i cili nënshkroi një kontratë prej 340 mijë sterlinash kur u transferua nga gjermanët e Hamburgut verën e kaluar, pësoi një këputje ligamenti gjatë ndeshjes miqësore së Shqipërisë me Maltën (3-0) në Tiranë (22 gusht), ku Besarti shënoi edhe një nga golat (atë 2-0). Besarti u zëvendësua nga trajneri Oto Baric në minutën e 64-t me mbrojtësin e Tiranës, Erion Xhafa.
Gjatë një deklarimi në mesin e muajit dhjetor 2007, trajneri i skuadrës së Burnley, Owen Coyle, kishte deklarua se stafi mjekësor kishte punuar me kujdes dhe se Berisha mund të kthehej në "Turf Moor" në fund të muajit mars, pasi dhe rikuperimi i tij ka përparuar më shpejt se që ishte menduar fillimisht.
"Nëse gjithcka shkon si duhet Besartin do ta shohim me fanellën e Burnleyt para përfundimit të këtij sezoni", tha atëherë Coyle. Ndërkohë që, sipas njoftimeve edhe të thisislancashire.co.uk, rikthimi i tij më i mundshëm është muaji prill.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›