Paralajmërohet format i ri i dialogut Kosovë - Serbi

Ai, megjithatë, nuk zbulon detaje të këtij koncepti, por komenton se diçka duhet të ndryshojë, në mënyrë që dialogu të jetë efektiv.
Lajçak i ka bërë këto komente për të përditshmen e Beogradit, "Veçernje Novosti".
Vazhdimi i dialogut me Kosovën është një nga kushtet që Bashkimi Evropian ia ka vënë Serbisë, para se t’ia caktojë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim.
Serbia ka marrë tashmë statusin e kandidates për në BE, dhe një nga kriteret e plotësuara ka qene dialogu me Kosovën i zhvilluar në Bruksel, nën ndërmjetësimin e BE-së.
Kosova, si shpërblim për këtë dialog, ka marrë studimin e fizibilitetit.
Dialogu aktualisht është pezulluar për shkak të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Serbi.
Ndryshe, në 9 raunde negociatash në Bruksel, janë arritur 7 marrëveshje, zbatimi i të cilave edhe më tej lë shumë për të dëshiruar, me palët që fajësojnë njëra-tjetrën për ngecjen e tyre.