E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kulla në formë 10 për nder të Maradonës

Nga Express më 13 prill 2011 në ora 19:29

Ende nuk dihet nëse është e vërtetë apo thjesht imagjinatë. Fakt është që në Argjentinë dikush është duke planifikuar të ngrejë dy rrokaqiej në formën e numrit 10-të për nder të kampionit të madh Diego Armando Maradona.

Ideja e dy strukturave moderne, 26- katëshe që do të quhen Maradona apo "10-ta" duke patur parasysh formën që do të marrin, ka ardhur nga një arkitekt argjentinas Alberto Cioffredi, i cili është në kërkim të burimeve financiare për të realizuar ëndrrën e tij.

"Unë jam duke menduar për ketë ide prej disa kohësh, ka thënë projektuesi, duke shtuar se dy vite më parë ai kishte aplikuar për të ngritur ndërtesën në Buones Aires. /shekulli/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›