E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paralelisht në Europë

Komisionari Europian për Zgjerim, Stefan Fule, duke komentuar dilemën nëse Serbia mund të hyjë në BE përderisa ka raporte të tendosura me Kosovën, tha se nga Beogradi pritet një bashkëpunim i mirë me fqinjët.

“Procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe integrimi europian i Serbisë janë dy procese paralele. Mirëpo, natyrisht vetvetiu, kuptohet se cilido shtet që dëshiron të hyjë në BE, duhet të tregojë se ka marrëdhënie të mira me fqinjët e tij, që bazohen në bashkëpunim, tolerancë dhe mirëkuptim të ndërsjellë”, është shprehur Fule në një intervistë për gazetën “Blic” të Beogradit.

Ndërkaq, sa i përket krizës ekonomike në Greqi dhe nëse ajo mund të frenojë zgjerimin e BE’së, Fule tha se vala e fundit e zgjerimit ka shtuar dinamizmin ekonomik edhe “në shtetet e vjetra, por edhe në ato të reja të BE’së”.

Ai theksoi se ky është rezultati i studimit “Pesë vjet të zgjerimit të BE’së”, që është publikuar vitin e kaluar.

"Me ndihmën e tregtisë, punësimit dhe të dhënave për rritje - studimi ka treguar se zgjerimi nuk është pjesë e problemit, por më parë është pjesë e zgjidhjes së tij”, tha Fule.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›