E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK po shkatërrohet

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se LDK është duke u shkatërruar dhe se nuk synon më të bëjë me të koalicion, derisa ajo të drejtohet nga Fatmir Sejdiu.

“LDK po shkatërrohet, madje për interesa të ngushta personale”, ka theksuar Haradinaj në një intervistë për KTV’në.

Ai, gjithashtu, ka thënë se i mbetet besnik qëndrimit se PDK është e dëmshme për Kosovën, kurse AKR “nuk e bind” si forcë politike, ndonëse me individë të respektueshëm.

Fjalët më të buta Haradinaj i ka pasur për LDD’në, duke thënë se ata nuk përjashtohen, porse duhet parë forcën reale politike që do ta kenë.

Në anën tjetër, i pari i AAK’së ka spikatur se Albin Kurti duhet t’i ndalet policisë dhe të dalë para gjykatës, dhe se vetëm në këtë mënyrë do t’i bënte nder Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›