E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demonstruesit e PS te ndare ne dy grupe

/ /

Fillimisht dhuna nisi para Kryeministrise ne bulevardin kryesor ku pati konfrontim me forcat e policise. Por pas hedhjes se gazit lotsjelles turma u kthye mbrapsht dhe u shpernda ne nje horizont me te gjere. Pjesa me e madhe e protestuesve qendronin nga mbrapa dhe nuk moren pjese ne aktet e dhunes te shkaktuara nga nje pjese e vogel e protestuesve. Ndryshe nga protestuesit e dhunshem ata paqesoret shikonin cndodhte vuajten edhe gazin lotsjelles por nuk reaguan ndonese kishte thirrje qe u kerkohej te afroheshin ne perballje me policine. Makinat e para te sulmuara ishin ne afersi te ures se Lanes ku u dogj edhe nje makine e televizionit Klan. Me pas pjesa me e madhe e turmes u zhvendos ne sheshin para Piramides e cila per shkak te amortizimit te saj u perdor nga protestuesit per te shkulur pllakat e per ti perdorur si gure. Ne kete shesh policia kishte vendosur 5 makina te saj dy vetura nje foristrade si dhe dy furgona blu. Turma e protestuesve te dhunshem goditen fillimisht makinat duke bere qe forcat e policise te terhiqen rreth gardhit metalik te Kryeministrise. Nga ana tjeter turma tjeter e dhunshme u perqendrua para deres kryesore te Kryeministrise duke e hapur ate. Ne kete moment policia shtinte ne ajer sa edhe deget e pishave binin poshte. Duke vepruar ne kete menyre forcat e policise u shperndane pasi nje pjese ruante Kryeministrine para dhe pjesa tjeter rrinte anash nga ana e Piramides. Pikerisht ne kete ane iu vu flaka tre makinave te para te policise por mes tyre edhe nje makine civile nje Audi shume e shtrenjte te cilat u dogjen. Me pas protestuesit u shtyne drejt forcave te policise. Nje pjese e tyre kishin hipur edhe siper Piramides dhe gjuanin pa pushim me gure. Protestuesit para Kryeministrise hodhen edhe disa bomba molotov. Rreth ores 1600 te pasdites situata u be e veshtire pasi policia u terhoq mbrapa Kryeministrise. Turma rrezoi dy furgonat e policise dhe u vuri shkrepesen duke krijuar nje tym te zi dhe mbytes per protestuesit e tjere. Kjo situate kaosi e cila dukej se qeverisej nga instinktet e turmes vijoi prej mese 30 minutash kur ne nje moment te caktuar policia veproi. Kesaj here me forca me te shumta policie nga mbrapa godines se Kryeministrise me skafandra e duke gjuajtur edhe me gure ndaj protestuesve turma u zmbraps. Nje makine Benz 240 tip i vjeter u perplas rende me borduren bllokuesve tek dera e institucionit. Nje numer policesh speciale u ngjiten drejt Piramides per te zbritur protestuesit e dhunshem. Keta te fundit u terhoqen nje moment. Por kur flaka e makina ishte ne kulm erdhi nje zjarrfikese nga mbrapa te ciles iu sulen protestuesit duke e demtuar rende. Ne te njejten kohe protestuesit tek dera e Kryeministrise u terhoqen pasi forcat e policise brenda saj ecen para duke qelluar ne ajer e duke u afruar tek dera kryesore. Teksa ora shenonte 5 pasdite policia filloi te merrte kontrollin mbi protestuesit duke mos lene asnje person te afrohej tek dyert e saj.

Erald Kapri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›