E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjigja e Cooperit: Duroni edhe pak

Robert Cooper i ka kthyer përgjigje dy letrave të Prishtinës, në të cilat autoritetet kosovare shprehin pakënaqësi rreth moszbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Ndërmjetësi evropian, sipas burimeve të Express, ka kërkuar nga Kosova mirëkuptim, derisa BE të bëjë vlerësimin e performancës së Serbisë në dialog. Nga Valmir Klaiqi më 26 shtator 2011 në ora 08:28

Ndërmjetësi i Bashkimit Europian në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të kenë mirëkuptim ndaj moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Beogradit derisa të bëhet një vlerësim për përformancën e palës serbe në procesin e deritashëm.

Autoritetet kosovare i kanë dërguar javën e kaluar dy letra negociatorit të BE’së në të shprehet pakënaqësi që Serbia nuk po zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel, kanë thënë burime të gazetës Express.

Këshilltari i Baroneshës Ashton është përgjigjur me letër, javën e kaluar.

“Cooper e ka uruar Kosovën për zbatimin marrëveshjes në mënyrë korrekte për vulat. Po ashtu ka shprehur shqetësimin që pala tjetër, Serbia, ende nuk ka nisur me zbatim. Ka kërkuar që Kosova të ketë edhe pak ditë mirëkuptuese derisa BE ta vlerësojnë performancën e Serbisë për këtë çështje”, ka thënë burimi i gazetës.

Injorimi i Serbisë për të përmbushur obligimet për të cilat është zotuar në dialog mund të diskutohet në raundin e radhës të bisedimeve që pritet të mbahet më 27 dhe 28 shtator.

Përderisa delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri është e gatshme për vazhdim të dialogut, negociatori serb Borislav Setefanovic ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen.

“Është e mundshme që ky raund të dështojë sërish për shkak të obstruksioneve të Serbisë”, kanë thënë burime të Express.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›