Bloomberg, "gjysmë i pavarur-gjysmë republikan" pritet të fitojë bashkinë e Nju-Jorkut
Votuesit në disa shtete amerikane, Karolina e Veriut, Nju Jork, Nju Xhersi dhe Virxhinia, Pensilvenia, Kenektiket, Teksas, Idiana, Çikago, Maçasustes, e tjerë do të zgjedhin me votën e tyre Guvernatorët, Kryetar Bashkie, Kryeprokuror, Avokatin Publik dhe Comptroller. Rezultatet e këtyre votimeve do të mësohen sot, në mbrëmje kur edhe do të mbyllen qendra e votimit. Ato janë në rivalitet sipas zonave të tyre dominuese mes republikanëve dhe demokratëve, të cilët i shohin këto zgjedhje edhe si një provë për partitë e tyre, një vit pas zgjedhjes së presidentit Barack Obama. Sipas komenteve pritet një "duel" i fortë mes kandidatit për guvernator në Virxhinia, kandidati i Partisë Demokratike Cregh Deeds do të përballet rivalin e tij me ish-prokurorin e përgjithshëm, republikanin Bob McDonnell. Ndërsa, sot edhe një shqiptare, Konstantina B. Lukes, ri-kandidon për kryetare Bashkie në Worcester (Uster), qytet në Masaçusets.
Pjesa më e madhe e shteteve federale të SHBA, mbajnë këto ditë në disa nivele të larta lokale zgjedhjet, por ka edhe disa zgjedhje të parakohshme, për në kongresin amerikan. Siç është ajo në zonën elektorale 19-të të pjesës së sipërme të Nju Jorkut, ku kandidon dhe miku i shqiptarve Greg Ball . Mirëpo zgjedhjet zbresin deri në brendësinë e qytetit të 12 milion banorëve . Në Nju Jork, votohet për të gjitha nivelet lokale të qyteti, nga guvernatori i shtetit deri tek Avokati Publik, Kryeprokurori,dhe Comptroller. "Ndeshja e të fortëve"- "Matchups citywide", në votimet lokale, zhvillohet në qytetin e Nju Jorkut, ajo mes kryetarit aktual të bashkisë, Michael Bloomberg, i cili rikandidon për të fituar të tretin mandat, dhe Comptroller William Thompson. Në votimet e qytetit ka "ndeshje" të fortë edhe për postin e Kryeprokurorit të qytetit, Avokatit Publik, dhe dhe Comptroller. Në këtë garë sipas sondazheve mendohet se kryetari aktual i bashkisë së Nju-Jorkut, Michael Bloomberg, do të jetë fitues, pasi ai kryeson deri tani me 16 përqind më shumë se rivali i tij Thompson. Avokatit Publik i Qyteti dhe Comptroller, pritet të fitojnë demokratët Bill DeBlasio ndaj republikanit Alex Zablocki dhe për Avokat Publik të Qytetit, ndaj republikanit Xhon Liu pritet të fitojë Jozef Mendola. Ndërsa për Comptroller për shkak të shumicës së votuesve në Nju Jork janë Demokrat, do të fitojë kandidati i tyre. Një ndryshim i madh kësaj radhe pritet të ndodhë për kryetarin e Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, kryetari aktual i bashkisë Michael Bloomberg, "gjysmë i pavarur-gjysmë republikan" pritet të fitojë thellë ndaj ish Comptroller William Thompson. Këtu çështja thuhet se është e zgjidhur, kryetari Bashkisë multi miliarderi Blumberg është në çdo sondazh shumë përpara. Sondazhet, tregojn se ai është duke e lënë rivalin e tij Thompson në përqindje me shifrat e dyfishtë (edhe pse në një sondazh, Thompson e ka zvogëluar diferencën nga 16 për qind në 12 për qind).