E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parandalimi i përmbytjeve, investime në argjinatura dhe kanale kulluese në Dajç të Shkodrës

Prej disa vitesh gjithë zona e Nënshkodrës, në vjeshtë dhe në dimër përballet me përmbytje masive. Njësia administrative Dajç është një ndër më të prekurat nga ky fenomen. Shkak i tyre është jo vetëm niveli i lartë i reshjeve, por edhe dëmtimi i argjinaturave  mbrojtëse, dëmtimi i shretërve të lumenjve apo mospastrimi i kanaleve. Këtë verë u ndërhy me disa investime.
Por banorë e drejtues të njësisë thonë se ato janë të pamjaftueshme. Në pesë pika kërcënimi është serioz.
Në fshatin Darragjat një argjinaturë prej 2 km e ndërtuar në vitin 2010, e cila duhet të mbrojë gjithë zonës urbane, nuk mund ta kryejë më funksinon e saj. Dimrin e shkuar për rreth 2 muaj qëndruan nën ujë afro 5 mijë hektarë tokë, duke shkaktuar rreth 4 miliardë lekë dëm.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›