Dempsey, futbollist i vitit në SHBA

Sulmuesi i Tottenham Hotspur dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Clint Dempsey është zgjedhur futbollisti më i mirë amerikan i vitit për herë të tretë.
29 vjeçari së pari fitoi çmimin më 2007 para se ta rrëmbente sërish vitin e shkuar, pas formës së mirë që shfaqi me ekipin e SHBA-së dhe ish skuadrën e tij Fulham.
Dempsey braktisi Fulhamin për Tottenhamin gjatë verës në marrëveshje me vlerë prej rreth 6 milionë funtesh dhe deri më tani ka shënuar dy gola për ekipin e tij, pas 17 sa realizoi për Fulhamin në edicionin e shkuar. Ai po ashtu është golashënuesi më i mirë në ekipin e SHBA-së gjatë vitit 2012 me gjashtë gola.