Paranoja dhe diskursi haxhiqamilist
Mitin e nje prijesi paranojak e fanatik te turmave e kemi pare shpesh here duke na terhequr kolektivisht ne gremine. Ketu qendron vlera e universalizuar e romanit qe parakupton nje lexim me te gjere perderisa tendencat haxhiqamiliste dhe ne pergjithesi haxhiqamilizmi rri ne zgrip te nje mentaliteti fatal shqiptar njelloj si atehere ashtu edhe sot. Kjo konstante e sjelljes veteshkaterruese qendron ne rrenjet tona dhe mezi pret rast te cele lulet e se keqes shqiptare.
Emrin e Uran Butkes publiku shqiptar e lidh vetvetiu me mitin e dinastise Butka sages atdhetare te flijimit te kesaj familje per disa breza nga fundi i shekullit XIX deri ne fund te luftes se Dyte Boterore ne te gjitha nyjet tragjike te historise sone kombetare. Emrat e Sali dhe Safet Butkes percjellin idealizmin e endrres se rilindesve per nje komb te bashkuar duke vepruar me te dyja armet e rezistences kombetare dijen dhe kulturen vizionare nga njera ane dhe qendresen prej luftetari te thjeshte ne frontet e lufterave ne terren me armiq perhere te njejte pushtues te huaj dhe percares te brendshem te cilet ne te gjitha rastet kane qene dubel i njeri-tjetrit. Mandej Uran Butka eshte rrenjosur ne kujtesen politiko-kulturore si nje nder politikanet e njohur te se djathtes shqiptare tradicionale e historike jo vetem si deputet i parlamentit shqiptar por sidomos per kerkimin dhe konsolidimin e idealeve te kesaj te djathte duke revokuar dhe aktualizuar ne nje kontekst organik mitet e filozofise dhe ideologjise kombetare te se djathtes shqiptare nepermjet librave te tij historike e studimore. Uran Butka si rrallekush pas renies se komunizmit ne Shqiperi ka ditur qe me nje strategji konkrete reale e nepermjet nje ballafaqimi dokumentar ta shperngule diskursin historik ne ceshtjet me te erreta e me enigmatike te historise sone duke zbardhur shtresat e mykura te manipuluara e te rrejshme te historiografise komuniste. Dhe ne kete pikepamje eshte nje studiues qe tashme nuk mund te anashkalohet sepse ne nje menyre a ne nje tjeter prapaskenat kryesore te politikes shqiptare te shekullit XX ai i ka prekur me studimet e tij te shumta e voluminoze. Mjafton te permendim disa nga titujt Ringjallje Kthimi i Midhat Frasherit Mukja shansi i bashkimit peng i tradhtise Gjeniu i kombit Safet Butka Lufta civile ne Shqiperi Bombe ne ambasaden sovjetike etj.
Proza e shkurter Tregimet
Por jane te pakte ata qe njohin permasen e artistit ne personalitetin e Uran Butkes. Qe prej vitit 2001 kur botoi te parin vellim me tregime Vdekje e bardhe Uran Butka hyn ne nje marredhenie te re intime me shkrimin duke zgjeruar hapesiren e gjuhes per konceptimin e nje ekzistence te re te vetvetes tashme si artist. Vellimet me tregime Vdekje e bardhe 2001 Humbja nuk eshte mbarimi 2004 dhe Ne shtepine tone 2008 jane perpjekje mbreselenese per nje bujtje te etshme e te permallshme ne ligjet e nje bote tjeter te shkrimit - letersine artistike. Duhet thene se me kete bote Butka ka qene i familjarizuar ne menyra te ndryshme me leximet e pasura por ne nje mase te madhe duhen theksuar marredheniet e ngushta te tij me pikturen art ne te cilin e ka ushtruar gjate penelin pa harruar kontributin e cmuar ne realizimin e dhjetera dokumentareve televizive me natyre historiko-kulturore.
Edhe tregimet e Uran Butkes nje duzine e spikatur dhe e realizuar artistikisht kane dicka nga pershtypjet e piktures e disa te tjere nga ana kompozicionale ruajne strukturen lineare e retrospektive te dokumentarit per te dhene sa me te shpejte afresken rrefimore dhe perqendrimin e perjetimit.
Disa nga tregimet e Uran Butkes jane te shkruara me nje mjeshteri skrupuloze miniaturisti. Detajet perseritja funksionale e tyre i japin ritem dhe poezi tregimeve. Nje ekzemplar antologjik eshte tregimi i shkurter Arna. Arna perfaqeson nje simbol te holle te horizontit te pritjes se burrit. Tregimi ze fill me nje situate ritualore te nje cifti Kur binin ne shtrat asaj i pelqente qe ai tia lemonte shpinen shpatullat qafenhellip Ai i vinte doren mbi kemishen e mendafshte te nates. Dora rreshqiste lehtazi mbi siperfaqen e shkarrezuar dhe te shndritshme te cohes... Ajo kishte nje sqime e kenaqesi te vecante per veshjen. Vdiste per veshje te bukura dhe elegante madje edhe te gjitha te brendshmet i mbante te rreshqitshme te bardha gati te tejdukshme. Tregimi ka nje kyc filozofik e estetik midis ritualit te perhershem nepermjet nje simbolike te arnes ne jeten e intime te ciftit ka hyre koha ai lum vershues e i pandalshem qe merr me vete rrenon shuan e shkaterron gjithcka qe shemb perandori e i ben pluhur ka hyre edhe ne jeten e ciftit per te shkrumbuar me te brishtin komunikim. Dora e burrit qe ka rreshqitur neper te linjten e mendafshte ndesh me kete vrazhdesi te kohes dhe mbetet e ngrire. Tash e tutje nuk do ta kemi me kete magji te prekjes qe ka riprodhuar gjithmone kenaqesi luks e rezonance me endjet fine. Ja se si e pershkruan momentin fatal te thyerjes se kenaqesise Ajo u shkrydh. Dora rreshqiti lirisht mbi kemishen e nates me nje ferfellime epshndjellese por pernjeheresh u ndal e dridhur nga nje pengese e papritur. Nuk i besoi asaj prekjeje. I kaloi serish gishtat mbi te por i terhoqi me vrull sikur te kishte prekur nje dregez kanceri. Ishte nje arne e qepur mbi kemishen e saj prej bezeje. Atij iu duk sikur ajo kishte veshur nje arnishte. Ndjeu nje rrenim te brendshem. I iku pa kthim gjithe deshira e kenaqesia i ngriu patosi i shpirtit. Pellemba iu keput dhe i mbeti si nje gjethe e thate mbi trupin e saj te dridhshem. Balade Elegji Rrefimi apo me sakte pershkrimi deperton ne thelb te levizjes e cila eshte levizje e vetme njekaheshe lineare ashtu si raporti i rendomte i marredhenieve te shtratit me nje frakture renieje qe eshte trandja. Njeriu i edukuar me linearitetin e telenovelave nuk eshte i pergatitur per ta perjetuar ngjarjen si kategori artistike por vetem si linje aksioni e vellim intrigash cka sjell varesine psikike te lexuesit/shikuesit jo me ate se si ndodh por me sasine e gjerave qe ndodhin. Ndryshe sensacion apo ngjarje quhet vetem ai spektakel qe gorromis njeheresh duzina njerezish dhe kur flaket gjaku tymi e hataja te pushtojne pamjen kjo po kjo te ngop syrin.
Trishtimi para se te jete logjik hap ne kete tregim perspektiven e nje meditimit filozofik qe na ben me dije se nje dite do te jemi te vetmuar te privuar te detyruar te heqim dore... te pezullt e te shtrenguar te pranojme cakun e ndarjes me disa imtesi te medha fale te cileve ka gjetur pikembeshtetje identiteti yne njohja e vetvetes permes subjektit qe fal adhurimin tone. Po me tej Cfare na hapet me tej Mendimi nuk pranon te shtyhet jashte ketyre sinoreve ku fryjne ererat e thata te nje stine te zhveshur e te braktisur. Para shtrihet dimri alegorik dhe burri me pellemben e ngritur nuk do ta gjeje me pikembeshtetjen e arkitektures se brishte sepse atij thjesht do ti duhet te heqe dore. Rrjedhimisht te perballet burrerisht me reliefin e ashper te moshes.
Proza e gjate Romani Miti i Haxhi Qamilit
Si rezultat i nje pervoje te gjate ne prozen e shkurter te tre librave me tregime por edhe te pervojes se tij si studiues e historian Uran Butka botoi me 2010-n romanin e tij te pare Miti i Haxhi Qamilit. Roman Historik Edhe po edhe jo. Pasazhet e shumta me pershkrime te peizazhit ishujt e shumte lirike dhe linjat e idileve liriko-dramatike ndonese nga pikepamja zhanrore dhe geno-tipologjike nuk jane situata te romanit historik megjithese jo perjashtimisht sfondi i tyre eshte krejtesisht historik e konkret perfshije edhe disa nga personazhet qe me lehtesi ia qellojme se kush jane. Idilet e dashurise apo pershkrimi i animizuar letrar tek Miti i Haxhi Qamilit nuk kane natyren aventureske gotike e kaloresiake te romanit historik ashtu sic e ndeshim ne romanet e Valter Skotit apo te romanet e Ndoc Nikajt. Te duket se historia del si kornize e jashtme ndonese psikologjikisht ato na sjellin nje tip personazhesh ne levizje te rritjes se tyre shpirterore se sa te nje totaliteti te kerkuar si shume aventurash. Kjo shkrirje e shtendosje ne jeten e heronjve ua heq atyre patetizmin dhe krijon nje poetike me te natyrshme e me te besueshme.
Romani yne historik i dobet nga shume parametra artistike ne autoret e para luftes se Dyte Boterore ndonjehere naive romanet e Ndoc Nikajt Zef Harapit Mihal Gramenos e Haki Stermillit pas vitit 1945 zhvillojne nje nder anet me te keqija sikunderse eshte glorifikimi i ideologjizuar butaforia dhe didaktika politike. Tipi i romanit historik socrealist dihet tashme siparin e hapi Dhimiter Shuteriqi me Clirimtaret Fatmir Gjata me Permbysja dhe me radhe do ta thellojne shkrimin himnizues te ketij romani gjithnje sipas kalkut sovjet Sterjo Spasse Ali Abdihoxha ndersa Sabri Godo Skender Drini Sulejman Krasniqi etj. japin nje model tjeter romani midis dokumentit kronikes dhe patosit nacional-komunist.
Romani Miti i Haxhi Qamilit ngulit qe ne fillim te njejtet personazhe qe kane si origjine lufterat e tyre te perhershme e te pa kompromis me njesite pushtuese te ushtrive te shteteve fqinje greke e sllave ne perpjekje per te themeluar nje kozmos te qendrueshem ne kaosin e trupave te huaja pushtuese. Paqja asnjehere nuk zgjat shume andaj ceta me luftetaret e lirise eshte gjithnje ne levizje ne mbrojtje te territoreve amtare. Ne pjesen e pare te romanit keta luftetare jane ndeshur me trupat e huaja. Ne pjesen e dyte dhe te trete kundershtar i pashmangshem jane forcat rebele te Haxhi Qamilit qe perben dhe modelin e sfondit tragjik te perplasjes se pare te madhe civile midis shqiptareve.
Ndonese historik romani e shperndan diskursin ne shume drejtime. Ne roman ngrihen dhe shtrohen simptomatikisht te gjitha temat qendrore me rendesi kombetare te shqiptareve. Pala qe perfaqesohet nga Ganiu me luftetaret kombetare misheron prirjen etnocentriste ne histori per nje shtet dhe shoqeri humane si e vetmja mundesi per tu shpetuar lakmive te shteteve fqinje ndersa pala rebeluese misheron levizjen veteshkaterruese e peshtjelluese te provokuar dhe te inskenuar nga konjukturat e huaja. Anarkia histerike dhe mercenarizmi i haxhiqamilisteve eshte nje mekanizem i cili zbulon ligjesine e teknologjise te se keqes shqiptare qe fatkeqesisht eshte perseritur ne menyre konstante ne historine tone. Ky periodicitet qe nis me Haxhi Qamilin ne historine tone te re do te perseritet me pucin ushtarak te qershorit 1924 nga Noli ne vitet e luftes nga komunistet dhe pas Luftes se Dyte boterore nga pushteti veteshkaterrues i Enver Hoxhes per te mberritur mandej tek viti 1997 ne nje trajte te re haxhiqamiliste. Ne roman shtrohet origjina e nje paradigme atdhedashese qe sakrifikon gjithcka ne emer te stabilitetit te kombit sikunderse origjina e paradigmes se cmendurise dhe mercenarizmit te sponsorizuar e cila se ka per gje ti vere flaken atdheut per te kenaqur deliret e nje madheshtie te kompleksuar e te semure. Keto dy origjina qe shenojne nje binaritet konfliktual duket se perbejne fatalitetin tone historik. Ne faqet e romanit permasen e veteshkaterrimit kaosin dhe manipulimin e turmave prej demagogeve fanatike e aventuriere e shohim sa here pershkruhet kampi i rebeleve te Haxhi Qamilit - nje model i sakte i egoizmit te klikave ushtarake me origjina te shumefishta mercenare po aq sa edhe psikozes driteshkurter per tu lidhur me me te fortin per momentin. Kreun e rebelimit vete Haxhi Qamilin shkrimtari e nxjerr nga disa detaje te veprimeve te tij permes te cilave kapet dhe inxhinieria e kultit. Gjate romanin dalin ne plan te pare disa nga simptomat dhe tendencat negative qe mundesojne rritjen e nje figure gjakatare te diktatorit te cmendur. Me rendesi per shtrirjen e nje peizazhi negativ jane
- Inxhinieria e kultit dhe mitit te Haxhi Qamilit skena kur fotoreporterin amerikan Rolandin e zene rob dhe detyrojne te prodhoje fotot e Haxhi Qamilit per tua shperndare rebeleve ta mbanin perqafe si profet ne trajten e hajmalive.
- Forca hipnotike qe kall ne turma i cmenduri.
- Mercenarizmi dhe lehtesia per tu bere vegel e tiraneve pa arsye. Aspekti shkurajues i elitave dhe konformizmi i tyre me pushtet kalimtare.
- Rrenjet e dinakerise fshatare ne kontekste te veshtira historike politike e ushtarake sic jane idhujtaret e Haxhi Qamilit. Per te gjitha keto arsye romani Miti i Haxhi Qamilit eshte nje roman diskursiv. Ndonese ne kete veper flitet per nje periudhe te veshtire e te kornizuar kohore romani apelon per nje situate mbi letrare dhe llogarite e ketij diskursi mbeten te hapura per haxhiqamilet e historise se sotme bashkekohore. Mitin e nje prijesi paranojak e fanatik te turmave e kemi pare shpesh here duke na terhequr kolektivisht ne gremine. Ketu qendron vlera e universalizuar e romanit qe parakupton nje lexim me te gjere perderisa tendencat haxhiqamiliste dhe ne pergjithesi haxhiqamilizmi rri ne zgrip te nje mentaliteti fatal shqiptar njelloj si atehere ashtu edhe sot. Kjo konstante e sjelljes veteshkaterruese qendron ne rrenjet tona dhe mezi pret rast te cele lulet e se keqes shqiptare. Kompleksi haxhiqamilist rri i tulatur i gatshem te nxjerre nga gjoksi bishen e maskuar perbrenda nesh. Kujdes...