Paraplegjikët: Qeveria të na bëjë lehtësira ekonomike
4 para dhe tetraplegjikë paralajmëruan nisjen e një greve, ku i kërkojnë qeverisë disa lehtësira ekonomike. Para dhe tetraplegjikët kërkojnë rritjen e masës financiare për kujdestarinë, si dhe kompensim për karburantin.
TIRANE- Fillim javën e ardhshme 4 të sëmurë paraplegjikë dhe tetraplegjikë nisin grevën e urisë si finalizim të përpjekjeve të tyre disa vjeçare për të zgjidhur disa kërkesa ekonomike, por që vazhdimisht janë neglizhuar apo refuzuar nga qeveria.
Shoqata e tetra dhe paraplegjikëve ndodhet në ambientet e ish uzinës Tirana në Laprak, në tryezat e thjeshta të punës gjenden me dhjetëra peticione drejtuar qeverisë që të gjitha pa përgjigje. Sa do që kërkesat e tyre janë modeste, rritja e paketës hijeno-sanitare nga 1200 në 3000 lekë të reja, kompensimit të 80 litrave naftë në muaj, njohjen e figuracionit për kujdestarët dhe rritjen e pagesave të kujdestarisë. (a.r/news24/balkanweb)