E Shtunë, 31 Tetor 2026

Podgorica mbështet marshimin e homoseksualëve

Qeveria e Malit të Zi njoftoi se mbështet paradën e homoseksualëve që planifikohet të mbahet në 31 maj në Podgoricë. Ky është i pari marshim i këtij lloji në Mal të Zi.

Zëvendëskryeministri tha se qeveria do to ofrojë "gjithë mbështetjen institucionale për organizimin" e tubimit, e cila është demonstrim i "angazhimit për vlerat evropiane të tolerancës, barazisë dhe përfshirjes sociale".

Kundërshtarët kanë paralajmëruar se do të marrin veprime për ta penguar marshimin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›