Paraplegjikët në grevë urie, një grevist dërgohet në spital
TIRANE-Sot në ditën e 8 të grevës, gjendja shëndetësore e 21 paraplegjikëve paraqitet tejet e rënduar. Një grevist është dërguar me urgjencë në spital. 51 Vjecari Adem Demushi, vuante nga sëmundja e veshkave dhe situata e tij u rëndua edhe më tepër në ditët e grevës së urisë.
Edhe pse greva ka kaluar një javë ende nuk është kthyer asnjë përgjigje nga institucionet shtetërore për kërkesat e tyre.
Paraplegjikët janë ngujuar tashmë dhe nuk dalin nga greva pa u plotësuar kërkesat të bëra prezente edhe ditë më parë në media. Thuajse të gjithë grevistët kanë paraqitur sot probleme serioze me tensionin, dhimbje të forta koke, ndërsa dy ditë më parë dy persona u dërguan në spital dhe pasi kanë marrë shërbim mjekësor janë rikthyer sërish në grevë.
Duke iu drejtuar politikës në këtë fushatë elektorale 21 grevistët e urisë kanë kërkuar të qendrojnë jashtë cdo lloj konjekture, ndërsa kanë përsëritur edhe njëherë se kërkesat e tyre janë tërësisht ekonomike dhe se për to duhet të përgjigjet vetëm qeveria.
(d.b/BalkanWeb)