E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali në komunë, votë për një varr

POGRADEC -Një votë baras me një varr për prehjen e eshtrave. Ky një premtim sa i çuditshëm dhe qesharak, por shumë domethënës për banorët “e fshatit Çervenakë në rrethin e Pogradecit, shkruan sot e perditshmja Gazeta Shqiptare. Në këto ditë të “nxehta” të fushatës elektorale ku çmenduritë e përfaqësuesve të forcave të ndryshme politike nuk kanë të sosur, arrijnë kulmin me “gjetjen” më të fundit.
Premtimi më absurd dhe i padëgjuar ndonjëherë i kandidatëve për kryetarë komune, është shkëmbimi i një vote për një copë tokë ku do të kallen të ndjerët. I kanë prekur në pikën më të dobët, ndonëse “pazari” me të vdekurit është mëkati më i madh. Të vetëdijshëm se politikanët shqiptarë nuk njohin norma, kufi dhe moral, 1000 banorët e këtij fshati të thellë malorë janë të detyruar që të mendohen dy herë para se të hedhin votën për të zgjedhurit e tyre.
E perditshmja Gazeta Shqiptare sjell sot detaje nga kjo komune ku edhe vite më parë ata janë detyruar që t’i japin votën njërit prej përfaqësuesve të forcave politike në këmbim të vetëm 50 metrave tokë për varrë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›