Nishani, sot dekretimi nga Topi, Kuvendi voton në seancë
TIRANE-Sipas burimeve pranë Presidencës mësohet se presidenti Bamir Topi mund ta firmos që sot herët në mëngjesi dekretin e paraqitur një ditë më parë nga ana e kryeministrit Sali Berisha, për të emëruar Bujar Nishanin në postin e ministrit të Drejtësisë. Kreu i Shtetit pritet të firmos sot dy dekrete atë të shkarkimit dhe të emërimit të Nishanit. Ai duhet të shkarkohet nga posti i ministrit të Drejtësisë dhe më pas dekreti i dytë duhet të jetë për emërimin e tij në postin e ministrit të Brendshëm. Sipas burimeve mësohet se dekreti i Topit mund të votohet në seancën parlamentare të së enjtes. Kryetarja e Kuvendit është e gatshme që ta fusë menjëherë për votim dekretin në rast se ai i paraqitet nga ana e Presidencës.
Ndërsa për ministrinë e Drejtësisë, tashmë i lënë vakant prej Nishanit, në qarqet e PD-së përflitet emri i Ilir Rusmalit, aktualisht deputeti demokrat është kryetari i komisionit parlamentar të Ligjeve. Për këtë dikaster kandidaturë tjetër janë edhe ato të Viktor Gumit dhe Enkelejd Alibeajt. Si Alibeaj dhe Rusmali kanë qenë më parë ministra të Drejtësisë. Opozita pas largimit të Bashës më 24 mars, kërkoi që kryeministri të bënte menjëherë zëvendësimit e vendit lënë vakant për shkak se mund të ndikonte në zgjedhjet lokale, në përdorimin e policisë në zgjedhje nga kandidati demokrat.
(d.b/BalkanWeb)