Parashikimi i Zarates: Me Interin përfundon 1-1
Ai zbulon edhe një prapaskenë, që mund ta kishte sjellë te Roma, para se të vishte fanellën e Lacios. “Po, është e vërtetë, mund të kisha luajtur me Totin, por dyshja Pandev-Zarate është më e fortë, tha ai”. Sulmuesi ka pranuar se faza e parë ishte shumë e vështirë për ekipin kryeqytetas, megjithatë, mbetet optimist për ndeshjen përballë Interit: “Do të përfundojë 1-1”.
Gjithashtu, ai i premton besnikëri të kaltërve: “Jam i lumtur këtu dhe dua të qëndroj gjatë në këtë klub”. Në fund, edhe një opinion në lidhje me derbin e humbur në fundjavë përballë Romës: “Vuajtëm shumë për këtë humbje. Doja të shënoja, por nuk ia dola. Për fat të keq, derbi nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat”.
Argjentinasi mbetet optimist se ekipi do të arrijë të kalojë gjendjen e vështirë: “Jemi një skuadër e mirë, do ta kalojmë këtë krizë. Ishte një fillim i tmerrshëm, por gjërat do të ndryshojnë, duke filluar që në Milano”.