E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parashikimi i eksperteve Euro do te rritet gjate 2011

Një sërë faktorësh të kombinuar së bashku kanë detyruar humbjen e vlerës së lekut ndaj monedhës së përbashkët. Ekspertë të ekonomisë thonë se veç rënies së hyrjes së eurove nga emigrantët janë dhe faktorët të zhvillimeve ndërkombëtare që po dobësojnë lekun.

“Kompanitë e mëdha, të huaja, të cilat operojnë në euro, në fund të marsit mbasi mbyllin bilancin, transferojnë një pjesë të fitimeve të tyre në vendet e origjinës, në bazë të ligjit mbi kompanitë e huaja dhe ky transferim është më i theksuar në situata parazgjedhore. Kërkesa e vendit për euro është relativisht e lartë për shkak se pjesa më e madhe e mallrave tona, qoftë të konsumit, qoftë produktet kapitale sigurohen në tregjet e huaja nëpërmjet blerjeve në euro” thotë Luljeta Minxhozi, eksperte ekonomie.

Pritet që prodhimi vendas të frenojë disi trendin vlerësues të euros, por parashikimet janë që deri në fund të vitit monedha e përbashkët të fitojë vlerë ndaj lekut. 

“Faktorët që e çojnë lart çmimin e euros janë të qëndrueshëm. Unë pres që edhe për disa muaj në vazhdim çmimi i euros të qëndrojë në një nivel të lartë, por edhe mund të rritet. Nuk besoj se do të ketë një kthim të çmimit të euros në vlerat e mëparshme” thotë Minxhozi.

Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, një euro gjatë së premtes u vlerësua me 142 lekë e 27 qindarka.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›