Kredia ne euro shtohen telashet per qytetaret

Qytetarët, bizneset por edhe bankat që përdorin euron mund të njohin rritje të risqeve për shkak të vlerësimit të monedhës së përbashkët. Për Albanian Screen, ekspertë të financave shpjegojnë se shtrenjtimi i euros në Shqipëri do të thotë rritje të vështirësive për të shlyer kreditë që qytetarët kanë.
“Vlerësimi thjesht rrit koston e kredisë për këto individë apo edhe kompanitë që kanë marrë kredi në banka në euro. Me idenë që të ardhurat janë në monedhën vendase ndërsa kredia duhet të paguhet në euro. Efekti ndikon në shtrenjtimin e kredisë për të gjithë ata që kana marrë kredi në euro”- thotë
Adriatik Kotorri, profesor i Financës në Fakultetin e Ekonomisë.
Kredia më e shtrenjtë në euro përkthehet dhe me rritje të kostove të prodhimit dhe çmimeve për konsumatorët.
"Shtrenjtimi i euros rrit koston e shumë mallrave dhe shërbimeve që shiten në Shqipëri, apo që njihet si inflacion i importuar. Çmimet rriten jo sepse ka inflacion të brendshëm, por sepse të njëjtat mallra blihen me të njëjtat çmime, por në tregun vendas për shkak të ndryshimit të kursit të këmbimit janë më të shtrenja. Shtrenjtimi i kredisë varet se sa ndikon edhe në riskun e kredisë bankare”-tha Kotorri.
Përfitime në këtë situatë mund të kenë vetëm personat apo subjektet që kanë depozita bankare në euro. Për ta shtrenjtimi i monedhës së përbashkët përkthehet me shumë të ardhura në lekë.
Florian Papadhimitri