Ndryshon akciza. Lehtesi per prodhuesit e birres

Për shkak të normës së lartë të fitimit, 15 kompani që operojnë në Shqipëri rrezikojnë të paguajnë tatim fitimi mbi normën 10 për qind. Një propozim i bërë së fundmi nga Ministria e Financave kërkon që të rrisë tatim fitimin për subjektet që kanë fitim mbi 20 për qind të xhiros. Propozimi i është dërguar grupeve të interesit për shqyrtim dhe pas pak ditësh pritet që të nisë diskutimi.
Në draftin e ministrisë përcaktohet që norma e fitimit të jetë i përshkallëzuar. Për rentabilitetin 20 për qind, tatimi propozohet të mos ndryshojë nga norma 10 për qind. Për fitim 20-30 për qind, tatimi propozohet 20 për qind ndërsa për normë fitimi mbi 30 për qind tatimi mbi fitimin do të jetë 30 për qind.
Në draftin e Ministrisë së Financave thuhet se nga 100 kompani të mëdha në Shqipëri, 9 kanë normë fitimi nga 30 deri ne 70 për qind, ndërsa 6 të tjera variojnë me fitim nga 20 deri në 30 për qind. Grupeve të interesit u është dërguar dhe një draft që synon akcizë të ndryshme për prodhuesit apo importuesit e birrës. Për sasitë e birrës deri në 70 mijë hektolitra në vit do aplikohet akcizë 10 lekë për litër. Për prodhuesit apo importuesit në sasi 70 deri në 200 mijë hektolitra në vit, akciza propozohet 12 lekë për litër.
Tjetër propozim është që akciza të jetë 15 lek për litër për prodhim vjetor nga 200 deri në 300 mijë hektolitra. Akcizë me e lartë, 30 lekë për litër propozohet të ketë për sasitë mbi 300 mijë hektolitra. Ministria e Financave argumenton se me këtë lloj ndryshimi do të ulet barra fiskale për prodhuesit vendas, pasi prodhuesi më i madh i birrës në vend deklaron prodhim vjetor prej rreth 84 mijë hektolitra.
Aktualisht akciza për këtë pije është 30 lekë për litër për prodhim apo import deri në 200 mijë hektolitra në vit dhe 40 lekë për litër mbi këtë sasi prodhimi ose importi.
Florian Papadhimitri