Parashikimi i motit, e hënë, 5 maj 2025

TIRANË, 5 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash hera-herës të dendura kryesisht në relievet malore në veri e jug të cilat parashikohet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht nga orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi deri 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-13m/s shoqëruar me valëzimin në detet të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 15/22 | Diell re shi |
| Kukës | 13/21 | Diell re |
| Lezhë | 12/22 | Diell re |
| Dibër | 9/19 | Diell re |
| Durrës | 13/25 | Diell re |
| Tiranë | 18/26 | Diell re |
| Elbasan | 15/26 | Diell re |
| Berat | 9/27 | Diell re |
| Vlorë | 15/25 | Diell re shi |
| Korçë | 9/21 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 8/25 | Deill re |
| Sarandë | 11/22 | Diell re |