E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e mërkurë, 11 shtator 2024

TIRANË, 11 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime për pjesën e parë të ditës më pas alternime vranësirash të cilat parashikohen më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të dobta e lokale në relievet malore të vendit në orët e mesditës deri pasdites. Në intervale të shkurtra kohore shtrëngata të izoluara kryesisht në majat e maleve në lindje të vendit.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare era me shpejtësi 5-12 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër             17/30 Diell re
Kukës 14/26 Diell re shi
Lezhë 17/29 Diell re
Dibër 15/26 Diell re shi
Durrës 18/32 Diell re
Tiranë 18/32 Diell re shi (në male)
Elbasan 17/29 Diell re shi (në male)
Berat 18/27 Diell re
Vlorë 18/28 Diell re
Korcë 13/24 Diell re shi
Gjirokastër 16/28 Diell re shi(në male)
Sarandë 18/28 Diell re shi(në male)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›