E Martë, 3 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e mërkurë, 16 prill 2025

TIRANË, 16 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët gjatë orëve të mesditës e pasdites, në një pjesë të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të fitojë shpejtësi 10-17 m/s shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/27 Diell re shi
Kukës 12/25 Diell re shi
Lezhë 16/27 Diell re shi
Dibër 12/25 Diell re shi
Durrës 16/28 Diell re shi
Tiranë 16/28 Diell re shi
Elbasan 15/28 Diell re shi
Berat 15/28 Diell re shi
Vlorë 16/28 Diell re shi
Korçë 9/23 Diell re shi
Gjirokastër 12/27 Diell re shi
Sarandë 15/27 Diell re shi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›