Qose – Atay, në fokus kushtet dhe rehabilitimi i të dënuarve

TIRANË, 16 prill /ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Klevis Qose zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay.
Qose bëri me dije se gjatë takimit “diskutuam për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e sistemit penitenciar”.
Sipas Qoses “në fokus patëm trajnimin e stafit, organizimin e vizitave studimore në institucionet homologe në Turqi, si dhe përmirësimin e kushteve të të dënuarve dhe mbështetja në proceset rehabilituese dhe integruese”.
“Vlerësoj angazhimin dhe gatishmërinë e ambasadorit dhe shtetit turk për të kontribuar në forcimin e marrëdhënieve tona institucionale”, shkruan Qose.
Drejtori i Burgjeve Klevis Qose takim me ambasadorin turk Tayyar Kağan Atay 1 nga 8/r.e/