E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e shtunë, 7 dhjetor

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti në orët e para të 24-orëshit dhe deri në orët e mesditës parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar.

Në zonën e Alpeve dhe në verilindje në lartësitë mbi 700-800 metra priten reshje dëbore me intensitet të ulët lokalisht deri mesatar.

Në zonën e juglindjes priten reshje të dobëta dëbore në lartësitë mbi 1200 metra. Pas orëve të mesditës mot me kthjellime e alternime vranësirash të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura. Mjegull e dendur/mjegullinë në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8-14 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/12 Re shi diell
Kukës 1/6 Re shi/borë diell
Lezhë 6/13 Re shi diell
Dibër 2/5 Re shi/borë diell
Durrës 7/15 Re shi diell
Tiranë 6/15 Re shi diell
Elbasan 6/16 Re shi diell
Berat 7/16 Re shi diell
Vlorë 8/15 Re shi/borë diell
Korçë 4/8 Re shi borë
Gjirokastër 7/15 Re shi diell
Sarandë 8/16 Re shi diell

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›