E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e shtunë, 8 qershor 2024

TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim –  verilindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina në orët e mesditës era fiton shpejtësi 6-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/33 Diell
Kukës 15/32 Diell
Lezhë 20/33 Diell
Dibër 14/32 Diell
Durrës 19/34 Diell
Tiranë 22/35 Diell
Elbasan 21/35 Diell
Berat 18/36 Diell
Vlorë 19/34 Diell
Korçë 16/31 Diell
Gjirokastër 15/35 Diell
Sarandë 20/32 Diell

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›