E Diel, 1 Nëntor 2026

Pezullohen punimet e ndërtimit deri më 15 shtator në zonat turistike, Gonxhja: Jo dam dum në sezonin turistik

Gjatë sezonit turistik të këtij viti, punimet e ndërtimit dhe aktivitetet e lidhura me to në zonat turistike do të pezullohen përkohësisht, në zbatim të ligjit nr. 83/2026 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave. Vendimi hyn menjëherë në fuqi dhe do të zgjasë deri më 15 shtator.

Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, ka bërë publike këtë masë, duke sqaruar se vendimi përcakton qartë se cilat punime pezullohen, cilat përjashtohen, zonat ku zbatohet masa, rregullat për lejet e ndërtimit, si dhe masat administrative në rast shkeljesh.

“Jo dam dum në sezon. Në zbatim të ligjit nr. 83/2026 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave, gjatë sezonit turistik 2026 pezullohen përkohësisht punimet e ndërtimit dhe aktivitetet e lidhura me to në zonat turistike. Periudha e pezullimit fillon me hyrjen në fuqi të këtij vendimi dhe përfundon më 15 shtator 2026. Kjo masë synon të garantojë zhvillimin normal të sezonit turistik, mbrojtjen e destinacioneve turistike dhe një mjedis më të qetë e cilësor për qytetarët dhe vizitorët”, shkruan Ministri mes të tjerash.

Postimi i plotë:

Jo dam dum në sezon! Në zbatim të ligjit nr. 83/2026 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave, gjatë sezonit turistik 2026 pezullohen përkohësisht punimet e ndërtimit dhe aktivitetet e lidhura me to në zonat turistike.

Periudha e pezullimit fillon me hyrjen në fuqi të këtij vendimi dhe përfundon më 15 shtator 2026.

Kjo masë synon të garantojë zhvillimin normal të sezonit turistik, mbrojtjen e destinacioneve turistike dhe një mjedis më të qetë e cilësor për qytetarët dhe vizitorët.

Vendimi përcakton qartë:

Punimet që pezullohen;

Punimet që përjashtohen nga pezullimi;

Zonat ku zbatohet masa;

Rregullat për lejet e ndërtimit;

Masat administrative në rast shkeljesh;

Institucionet përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e tij.

Ftojmë të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari ndërtimore të respektojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse për garantimin e një sezoni turistik të qetë, të sigurt dhe me standarde të larta.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›