Prishi qetësinë publike pas mesnate me muzikë të lartë, gjobë 400 mijë lekë administratorit të anijes turistike në Vlorë

Administratori i në anije turistike në Vlorë është ndëshkuar me gjobë 400 mijë lekë, pasi kishte muzikë me volum mbi normat e lejuara gjatë lundrimit, pas orës 24:00. Ngjarja u regjistrua rreth orës 00:52, në afërsi të zonës së Ujit të Ftohtë, në drejtim të Lungomares, pas ankesave të qytetarëve për zhurmën e lartë.
Policia ndërhyri menjëherë dhe konstatoi se anija turistike po prishte qetësinë publike. Ndaj administratorit të anijes, shtetasit D. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, dhe kapitenit V. P., 39 vjeç, banues në Lezhë, nisi procedimi penal për veprën “Prishja e qetësisë publike”.
Policia e Shtetit ka paralajmëruar se kontrollet do të intensifikohen gjatë gjithë sezonit veror në vijën bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë së pushuesve, si dhe shmangien e ndotjes akustike.
/rtsh.al/