E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parashikimi i zi i FMN-së: Rritja ekonomike sivjet do jetë 0.5 përqind

Share

Parashikimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, për rritjen ekonomike të Shqipërise në 2012, bëhet edhe me pesimist.

Ne dokumentin e fundit për parashikimin ekonomik, FMN-ja e korrigjon shifrën duke e zbritur rritjen ekonomike deri në 0.5 përqind. Sipas FMN-së, kriza europiane po infekton edhe Shqipërine, e cila sipas këtij institucioni, për vitin 2011 do të kete rritje ekonomike më të ulët rreth 1.1 përqind, kur parashikimi në shtator të vitit të kaluar ishte për një rritje prej 2.5 përqind. Ndërsa për kete vit FMN kishte parashikuar në shtator rritje ekonomike 3.5 %.

Por pas misionit të saj, një muaj më pas, FMN-ja zbriti rezultatin ne 1.5 per qind ndersa ne raportin e fundit te rritja ekonomike zbret edhe me poshte ne nivelin 0.5 perqind. Ky parashikim kaq i padeshiruar per ekonomine shqiptare, ne fakt ecen ne te njejten linje me pritshmerite, qe FMN ka edhe per ekonomite e tjera te Europes juglindore, ku rritja mesatare parashikohet vetem 0.7 perqind ne vitin 2012.

Ne raportin e saj te fundit, FMN-ja jep edhe arsyet. Gjate viti 2012, FMN thote se kerkesa e brendshme pritet te jete me e dobet, per shkak te renies se dergesave nga emigrantet, kreditimit me te matur nga bankat

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›