Parashikohet rritje me 11.7
Te ardhurat ne total nga TVSH parashikohen te rriten me 11.7 kundrejt vitit 2010 ose rreth 10.2 per qind te shprehura ne raport ndaj PBB. Eksperte te Ministrise se Financave kane bere disa perllogaritje mbi planin e te ardhurave te TVSH-se duke u nisur nga politikat fiskale qe do te ndiqen vitin e ardhshem dhe rritja ekonomike 5.5. Keshtu nga totali prej 136.2 miliarde lekesh te parashikuara per kete tatim administrata doganore pritet te mbledhe rreth 96.6 miliarde me nje rritje prej 11.1 ndaj vitit 2010. Parashikimi per TVSH nga dogana bazohet ne parashikimin e nivelit nominal te importeve si dhe ne prirjen historike te koeficientit te elasticitetit te ketyre te ardhurave ndaj nivelit te importeve te mallrave. Kurse administrata tatimore pritet te mbledhe rreth 38.6 miliarde leke te ardhura nga TVSH me nje rritje prej 13.2 ndaj vitit 2010 parashikojne Financat.