Parate e droges i bllokohen 30 mije euro ndertuesit

Arben Veliko u denua javen e kaluar nga Gjykata e Krimeve te Renda me akuzen e trafikimit te narkotikeve
TIRAN- Prokuroria per Krime te Renda ne kryeqytet mbi bazen e ligjit Antimafia vendos bllokimin e nje llogaria bankare prej rreth 30 mije eurove dhe po verifikohen dy pallatet e ndertuara ne qytetin e Vlores nga i akuzuari per trafik droge Arben Veliko.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes ku sipas tyre po punohet ende per identifikimin e pasurise qe i pandehuri mund te kete.
Sipas ketyre burimeve pritet nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te kthejne pergjigje mbi pasurite e tjera qe rezultojne ne emer te tij dhe pjesetareve te ngushte te familjes dhe me pas te vendoset me vendim gjykate sekuestrimi i tyre.
Sipas akuzes ndertuesi Arben Veliko dhe pese bashkepunetoret e tij Dritan Jahelezaj Sokol Kashta Latimir Hoxha Panajot Dhiamandi dhe Astrit Goxhi ne dhjetor te 2008 kane derguar 14 kg heroine ne Itali nepermjet portit te Durresit. Me kerkese te Velikos i pandehuri Jahelezaj ka gjetur korrierin Goxhi i cili e ka derguar drogen ne Milano te Italise.
Per sigurimin dhe dergimin e kesaj sasie droge Veliko ka bashkepunuar edhe me te pandehurit Kashta Dhiamandi dhe Hoxha-thuhet ne dosjen e prokurorise. Por edhe pse droga eshte derguar ne Itali ku pritesi dhe shitesi i saj ishte shtetasi Luan Biberaj sasia e droges nuk eshte shitur per shkak te cilesise se dobet.
Cilesi kjo qe ka sjelle debate mes pronarit Veliko dhe shitesit Biberaj pasi ky i fundit ka kerkuar ti ktheje mallin. Veliko ka derguar nga Shqiperia shtetasin Julian Kajdo dhe Eduart Tashkollari per te terhequr drogen qe kishte mbetur pa u shitur me nje sasi prej 11 kg heroine. Ne momentin qe kane marre drogen ka nderhyre policia duke i arrestuar ne Itali dhe me pas eshte kryer operacioni i arrestimit te tyre ne Shqiperi.