E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtepia ne flake vdesin bashkeshortet

SHKODR/ Gjoke e Gjyste Draga kane humbur jeten mengjesin e se dieles nga asfiksia per shkak te zjarrit


SHKODR - Dy persona kane humbur jeten si pasoje e djegies se baneses se tyre. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 0430 te se dieles ne fshatin Rrapsh Stare ne komunen Kastrat te Malesise se Madhe.


Gjoke e Gjyste Draga perkatesisht 67 dhe 63 vjec burre e grua jetonin vetem ne banesen e tyre njekateshe pasi 6 femijet i kane te martuar. Lenia ndezur e sobes me gaz gjate nates mendohet se eshte shkaku i zjarrit qe e ka djegur pjeserisht banesen.


Dy bashkeshortet kane qene duke fjetur ne momentin e renies se zjarrit ndersa trupat e pajete te tyre jane gjetur ne korridorin e baneses. Dyshohet se ata kane tentuar te largohen por asfiksia nga tymi e me pas zjarri e kane bere te pamundur.


Ngjarja mendohet te kete ndodhur afer mengjesit dhe nga bashkefshtare te tyre ne oren 0445 eshte konstatuar tym e flake jo e madhe qe dilte nga banesa e familjes Draga.


Menjehere eshte lajmeruar policia dhe zjarrefikeset ndersa eshte bere perpjekja per hapjen e dyerve me shpresen se mund te nxirrnin dy personat qe jetonin aty. Pasi eshte shuar zjarri jane gjetur te pajete dy bashkeshortet Draga.


Policia po kryen hetimet ne vendin e ngjarjes per zbardhjen e plote te saj. Pistat ku po hetohet jane ato te vdekjes aksidentale nga zjarri qe mund te jete shkaktuar nga soba e gazit qe eshte gjetur ne nje nga dhomat e shtepise.


Por po hetohet dhe mbi ndonje vrasje te mundshme per grabitje. Policia akoma nuk ka dale me nje version te saj lidhur me shkaqet e renies se zjarrit qe u ka marre jeten dy bashkeshorteve Gjoke e Gjyste Draga. Ato kishin 6 femije 3 djem e 3 vajza te gjithe te martuar ku dy vajza jetojne ne Shqiperi ndersa tre djemte dhe nje vajze tjeter jane emigrante ne Itali e SHBA. Ata jetonin vetem ne kushte te mira dhe shtepia ishte e rregullt.


Renia e zjarrit per shkak te ndonje shkendije elektrike eshte perjashtuar pasi dhe ne momentin kur jane gjetur trupat e pajete pjesa e padjegur plotesisht e baneses ka pasur energji elektrike. Banesat e ketij fshati nuk jane afer njera- tjetres dhe zjarri eshte konstatuar nga banoret qe kane qene duke kaluar rastesisht.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›