E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Skenderajt hetohen konfliktet jashte vendit

Oficeret e zyres se vrasjeve marrin ne konsiderate edhe nje konflikt te momentit te viktimes me autorin e mundshem


Ne Shqiperi njihej nga policia si person pa probleme Policia njihej si tip impulsiv


TIRANE- Nje dite pas vrasjes se Dritan Skenderajt pronar i nje furre buke ne rrugen 5 Maji i cili u vra prane pallatit ku banonte policia po heton vrasjen e ketij te fundit ne disa pista qe lidhen kryesisht me kohen e qendrimit te tij ne Itali Angli dhe Greqi.


Paralelisht me kete piste oficeret e zyres se Hetimit te Vrasjeve dhe te Hetimit te Krimeve te Renda po analizojne dhe verifikojne informacione te mberritura per ndonje grindje apo konflikt te ndodhur brenda territorit te vendit mes viktimes Skenderaj dhe autoreve te krimit.


Sipas tyre ne kete drejtim me e mundshme eshte pista e nje vrasjeje qe lidhet me nje grindje apo konflikt te momentit te personave te mundshem te krimit me viktimen e tyre Dritan Skenderaj. Ky i fundit banonte prej se paku tri vitesh me familjen e tij dhe pjesetare te tjere te saj ne nje kompleks pallatesh ne rrugen 5 Maji ngjitur me tregun industrial ne kryeqytet.


rejtues te hetimit u shprehen me optimizem per Shekullin dje ne lidhje me identifikimin e mundshem te autoreve te krimit. Jemi ne rruge te mbare dhe kemi disa te dhena konkrete ne lidhje me autoresine e krimit por per momentin nuk mund te bejme te ditur keto informacione- tha per Shekullin nje drejtues i Policise se Tiranes qe refuzoi te identifikohej.


Emigracioni


Versioni me i rendesishem qe po hetohet nga Drejtoria e Policise se Tiranes ne lidhje me vrasjen e Skenderajt mbetet ajo e vrasjes se nje konflikti te importuar nga jashte vendit. Nje fakt i tille po merret ne konsiderate nga oficeret e zyres se vrasjeve per shkak se sipas tyre 39- vjecari Skenderaj nga Cakrani i Fierit ka qendruar per nje kohe te konsiderueshme ne emigracion ne keto vende.


Verifikimi i aktivitetit te Skenderajt ne keto vende ishte nje nga veprimet qe pritet te kryhet nga policia e kryeqytetit. Verifikimet e hetuesve jane drejtuar edhe ne vendlindjen e tij ne fshatin Cakran si dhe per te gjetur miqte dhe lidhjet e tij shoqerore nepermjet te cileve policia synon te zbuloje mbase jeten e panjohur te tij edhe prej familjes se tij.


Konfliktet ne Shqiperi


Vec konflikteve dhe perplasjeve te mundshme qe Dritan Skenderaj mund te kete pasur jashte vendit per motivete ndryshme policia po verifikon edhe konfliktet qe ai mund te kete pasur brenda vendit.


Nje nga versionet e hetimit te policise eshte se vrasja mund te kete ndodhur pikerisht per kete shkak. Madje burime te hetimit te komisariatit nr.4 thane dje per Shekullin se Skenderaj mund te kete pasur nje konflikt te momentit me nje person te panjohur. Ky eshte nje version te cilin policia po e vlereson per shkak se nga informacionet e marra Skenderaj njihej si person impulsiv dhe lehtesisht qe mund te binte pre e konfliktit.


Vrasja per motive qe lidhen me probleme dhe aktivitetin e tij ne emigracion ne Itali dhe Angli. Ky eshte nje nga versionet qe po heton policia ne lidhje me vrasjen e Dritan Skenderajt i cili u qellua ne nje prite prane shtepise se tij.


Per nje periudhe te gjate 39- vjecari nga Cakrani i Fierit mesohet se ka qendruar ne emigracion ne vende te ndryshme si ne Itali Greqi dhe Angli. Pikerisht nga keto vende policia dyshon se mund te jete importuar vrasja e tij.

Nje konflikt i momentit qe mund te kete ndodhur mes Skenderajt dhe personave te tjere ende te panjohur eshte nje version tjeter qe po hetohet nga policia e kryeqytetit ne lidhje me krimin e dy neteve me pare.


Pritet pyetja e te afermeve


Te aferm dhe pjesetare te familjes se Skenderajt ende nuk jane marre ne pyetje nga policia qe pas ngjarjes se te shtunes. Kjo pasi hetuesit kane pritur qe familja te perfundoje ritet ndaj njeriut te tyre dhe pas ceremonise se varrimit ata mund te trokasin tek ata per ti marre ne pyetje.


Burimet e Policise thane se pritet qe diten e sotme ose ne javen ne vazhdim pjesetaret e familjes se Skenderjat mund te thirren ne polici ose vete hetuesit mund te mberrijne ne apartamentin e familjes per te biseduar me ta per te marre prej tyre me shume informacion ne lidhje me problemet e mundshme qe mund te kete pasur njeriu i tyre.


Disa kohe me pare ai eshte kthyer nga emigracioni dhe eshte vendosur ne nje pallat ngjitur me tregun industrial ai dhe te aferm te ngushte te familjes se tij kane ne pronesi fare prane vendit te ngjarjes edhe nje furre buke. Vete ai kishte blere nje autoveture te markes Mercedez- Benz prodhim i viteve te fundit. Ne rruge operative hetuesit mesohet se kane marre disa te dhena konkrete te cilat po verifikohen nga agjentet dhe oficeret e krimeve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›