Thirja Pa kufi Kosova eshte Shqiperi

Morin-Vermice - Levizja Rinore per Bashkim ka zhvilluar diten e 28 nentorit nje tubim paqesor ne Vermice ne afersi te kufirit Shqiperi-Kosove ku ka bere thirrje per bashkim te Shqiperise me Kosoven.
Nen moton Pa kufi Kosova eshte Shqiperi rreth 150 te rinj te Levizjes Rinore per Bashkim nga Prishtina Ferizaj Vushtria e Obiliqi jane mbledhur te dielen ne mesdite ne afersi te pikekalimit kufitar Vermice-Morine ne kufirin Kosove-Shqiperi nga ku kane bere thirrje per bashkimin e Shqiperise me Kosoven.
Nje flamur gjigant me shqiponjen dykrenare ne mes ishte vendosur ne nje koder ne ane te rruges vetem 500 metra larg pikes se kalimit kufitar te Vermices si dhe nje pllakate metalike.
Nderkohe te rinj te veshur me bluza te bardha ku shkruhej Levizja Rinore per Bashkim dhe me flamuj kombetare ne duar kane manifestuar ne menyre paqesore per rreth 30 minuta. Manifestimi eshte mbikeqyruar nga forca te policise se Kosoves ku ne mesin e tyre kishte edhe police te veshur me antiplumb.
Manifestimi ishte planifikuar te mbahej ne zonen neutrale ne mesin e ures qe lidh Vermicen me Morinin por nuk jemi lejuar nga policia nen pretekstin e bllokimit te trafikut thote Fitor Murati udheheqes i ketij manifestimi.