Paratë e fushatës, partitë shpresojnë për një dekret faljeje

Partitë politike të cilat kanë mbetur jashtë Kuvendit të Shqipërisë në zgjedhjet e 28 qershorit do të duhet të kthejnë në buxhetin e shtetit të gjitha paratë që kanë përfituar nga fushatën zgjedhore. Kështu pothuajse 9 parti që kanë mbetur jashtë Kuvendit duhet t'i kthejnë qeverisë një sasi jo të vogël parash që e kanë përfituar nga buxheti i shtetit. E megjithatë përveç kësaj, kryetarë e partive të vogla kanë deklaruar se nuk do t'i kthejnë paratë që kanë marrë për fushatën dhe thellë thellë presin ndonjë dekret falje. Ndërkaq, forcat politike gjithashtu janë të detyruara që deri në 45 ditë pas zgjedhjeve të deklarojnë praën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të gjitha financimet e fushatës zgjedhore.