Vrasja e policëve,PS:Të nxirren përgjegjësitë

Partia Socialiste ka reaguar sërish ditën e sotme për vrasjen e 4 efektivëve të policisë gjatë operacionit për arrestimin e të shumëkërkuarit, Dritan Dajti. PS ka kërkuar të nxirren përgjegjësit politikë për vrasjen. Deputeti i PS-së, Ditmir Bushati edhe kanë kaluar 8 ditë nga ngjarja ende nuk janë zbardhur përgjegjësit. Sipas tij, masakra e Durrësit tregoi se vendi ynë është pa shtet dhe se pushteti punon vetëm për pasurimin e një familje.