Paratë e fushatës,partitë sytë nga dekreti i faljes

Partitë politike të cilat kanë mbetur jashtë Kuvendit të Shqipërisë në zgjedhjet e 28 qershorit do të duhet të kthejnë në buxhetin e shtetit të gjitha paratë që kanë përfituar nga fushatën zgjedhore. Kështu pothuajse 9 parti që kanë mbetur jashtë Kuvendit duhet t'i kthejnë qeverisë një sasi jo të vogël parash që e kanë përfituar nga buxheti i shtetit. E megjithatë përveç kësaj, kryetarë e partive të vogla kanë deklaruar se nuk do t'i kthejnë paratë që kanë marrë për fushatën dhe thellë thellë presin ndonjë dekret falje. Ndërkaq, forcat politike gjithashtu janë të detyruara që deri në 45 ditë pas zgjedhjeve të deklarojnë praën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të gjitha financimet e fushatës zgjedhore. Nga ana e tij, vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i detyruar që jo më vonë se 45 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të emërojë me short një apo më shumë ekspertë kontabël të licensuar për të kryer auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhore. Subjektet zgjedhore duhet të vënë në dispozicion të ekspertit kontabël çdo informacionin, dokument apo të dhënë që ka të bëjë me financimin dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore.