E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN zhvillon takim me anetaret e Komisionit te Ekonomise

Në Komisionin e Ekonomisë, është  zhvilluar sot një takim me dyer të mbyllura mesa anëtarëve të këtij komisioni dhe përfaqësuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar të kryesuar nga Shefi i misionit të FMN- së Gerwin Bell.

Mësohet se qëllimi i takimit është analiza rreth gjendjes së buxhetit të shtetit, si dhe rreth nivelit të borxhit. Në këtë takim, kanë munguar deputetët socialistë, anëtarë të këtij Komisioni.

Misioni i FMN-së ndodhet prej disa ditësh në Tiranë dhe të mërkurën pritet të japë rekomandimet sa i përket politikave ekonomike që ka ndërmarrë qeveria, dhe rishikimit të buxhetit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›